23:15 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me presidentin Biden

07:23 | 09/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me presidentin Biden

Një drejtuese emisionesh në radio që intervistoi presidentin Joe Biden në 3 korrik dha dorëheqjen pasi i drejtoi atij pyetjet e dhëna nga ekipi elektoral i presidentit. Andrea Lawful-Sanders, e cila drejtonte emisionin “The Source” në stacionin lokal të radios WURD, i drejtoi presidentit Biden katër pyetje gjatë intervistës së parë pas debatit presidencial të muajit të kaluar.

Kanali WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar me ta.

Nëpërmjet një deklarate, presidentja e kanalit WURD, Sara M. Lomax tha se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike”.

Deklarata thotë se zonja Lawful-Sanders ka rënë dakord të largohet nga kanali WURD.

“Si i vetmi kanal i pavarur radiofonik në Pensilvani, në pronësi afrikano-amerikane, Radioja WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Kjo është diçka që e marrim shumë seriozisht”, u shpreh zonja Lomax në faqen e internetit. “Rënia dakord për disa pyetje të paracaktuara e rrezikon këtë besim dhe kjo nuk është një praktikë e Radios WURD”.

E pyetur nga mediat amerikane, zonja Lawful-Sanders tha se ekipi elektoral i presidentit i dërgoi asaj tetë pyetje, katër prej të cilave ajo i përdori gjatë intervistës.

Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden në Miluoki, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të pyeste rreth të gjitha gjërave që kishte dëshirë.

Një zëdhënës i fushatës elektorale u citua nga mediat të ketë thënë se nuk është “e pazakontë” ndarja e tematikave për të cilat do të dëshironin të flitej dhe se zonja Lawful-Sanders kishte qenë e lirë të bënte pyetje të tjera.

“Nuk i kushtëzojmë intervistat me pranimin e këtyre pyetjeve dhe drejtuesit e emisioneve janë gjithnjë të lirë të bëjnë pyetjet që ata mendojnë se do t’i informojnë më mirë dëgjuesit e tyre”, tha zëdhënësi i fushatës.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një person me njohuri për mënyrën se si ekipi elektoral i presidentit Biden vepron për intervistat, të ketë thënë se ekipi po planifikon ta ndalë praktikën e ofrimit paraprakisht të pyetjeve për intervistuesit.

Etiketa: Joe Bidenshba
Pas

Danimarkë/ Turistët që mbledhin mbeturina në Kopenhagë do të shpërblehen!

Para

Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Para
Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.