15:12 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

07:50 | 09/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhvendosen zhvillimet ekonomike! Bie pesha punësimit në sektorët e prodhimit dhe bujqësi, rritet në shërbime e në shtet

Zhvillimet ekonomike në vend po pësojnë një zhvendosje të dukshme nga aktivitetet e prodhimit drejt shërbimeve dhe kjo tendencë ka qenë e fortë, sidomos në vitin 2023. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se sektorët e prodhimit, industria dhe bujqësia kanë ulur peshën në totalin e punësimit, teksa është rritur kontributi në punësim i sektorit të shërbimeve dhe administratës publike.

Në vitin 2023 ishin të punësuar 1,327,042 persona, 28,662 më shumë, ose me rritje 2.2% në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë, me 32.3% të totalit të të punësuarve në vitin 2023, ndonëse me rënie të kontributit në punësim me 1.6 pikë % në krahasim me 2022.

Sektori i industrisë reduktoi më tej kontributin në punësim më 2023, me -0.6 pikë për qind. Vitin e kaluar, industria kontribuoi me 2.2 pikë % të punësimit total nga 2.8 pikë % më 2022. Rënia e fortë e Euros dhe rritja e kostove të brendshme ka sjellë faliment në shumë segmente të industrisë së prodhimit për eksport. Kjo rënie ka qenë më e dukshme në sektorin fason.

Në anën tjetër, kontributi i sektorit të tregtisë dhe shërbimeve në punësim u rrit më tej vitin e kaluar, si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në turizëm. Sipas të dhënave të INSTAT, të punësuarit në këta sektorë kontribuuan me 29.1% të punësimit total nga 27% në 2022.

Administrata publike zgjeroi më tej kontributin në punësim gjatë 2023, duke zotëruar 17.6% të totalit nga 12.2 që ishte në vitin 2022. Ndonëse qeveria ka zhvendosur një seri shërbimesh në rrugë digjitale, sërish punësimi në sektorin shtetëror është zgjeruar dukshëm në dekadën e fundit. Shteti është punëdhënësi i tretë më i madh pas bujqësisë dhe “tregtisë dhe shërbimeve”.

Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve shfaq strukturën e punësimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në vitin 2023, punonjësit e kualifikuar në bujqësi dhe në tregti, përbëjnë 43,6% të të punësuarve, e ndjekur nga grupet ‘Menaxherë, profesionistë dhe teknikë’ dhe ‘Nëpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve’ të cilët përbëjnë përkatësisht 21,4% dhe 19,7% të të punësuarve.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga AFP tregojnë se 27,2% e femrave të punësuara dhe 16,3% e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2023, rezulton se për grup-moshën 15 vjeç e lart, 49,0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29,7% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21,3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Etiketa: bujqesiaINSTAT
Pas

Jep dorëheqjen gazetarja pas intervistës me presidentin Biden

Para

Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Para
Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në 4 vite fiton 13,5 milionë euro, Daku rinovon me Rubin Kazanin me një kontratë marramendëse

3 të vrarë dhe 35 të plagosur nga sulmet me dronet Ukrainase në fabrikën ushtarake ruse

Benjamin Netanyahu konfirmoi udhëtimin e tij në Uashington pritet për takim meTrump

Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit, BE – Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes

Marta Kos, Komisioner për zgjerimin e BE – Për Shqipërinë në Shkup

Berisha në Asamblenë e OSBE nuk bën politikë / Kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

Seanca e Xhelal Mziut shtyhet me 21 korrik pasi nuk mund të merrte pjesë

Elbasan/ Zjarr në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre pranë fshatit Balëz

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari

Agron Malaj paraqitet në GJKKO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.