04:10 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I dyshuar për vrasje, Gjykata e Prizrenit jep masën e sigurisë për anëtarin e bandës së Durrësit

12:34 | 08/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dyshuar për vrasje, Gjykata e Prizrenit jep masën e sigurisë për anëtarin e bandës së Durrësit

Anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullai ka dalë sot para Gjykatës së Prizrenit, ku i është vendosur masa e sigurisë ’40 ditë burg’.

Taullai u ndalua para dy ditësh në Kosovë nga autoritetet kosovare pasi dyshohet që ka kryer vrasje të rëndë të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndalimi i Taullait është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.

Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullai ka ndodhur në 2019 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Kush është Indrit Taullai

Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi u árrestua si pjesë “Bandës së Durrësit”, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. Më herët ai ishte liruar nga burgu nga një vendim i Gjykatës së Lartë, pasi vuante nga sëmundje e rëndë, ku argumentohej se duhej të trajtohej në kushte spitalore, jashtë ambienteve të burgut.

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila pranoi më 29 qershor 2017 kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait, ky i fundit ka lënë qelitë e burgut.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pas kërkesës së Taullait, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ishanëtari i “Bandës së Durrësit”, Indrit Taullai i shpëtoi dënimit me “burg përjetë”, pas rekursit në Gjykatën e Lartë, e cila e transferoi atë në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës, prej nga ku edhe la qelinë disa orë më pas. Taullai, i cili ishte dënuar nga gjykata me 25 vite burg, akuzohej për disa vepra penale.

“Banda e Durrësit”, ku ai bënte pjesë ka nisur të veprojë në qytetin bregdetar prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, i cili gjithashtu është në liri me kusht, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve vijoi edhe në pranverën e vitit 2006, ku u árrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia. Edhe ky i fundit përfitoi lirinë në vitin 2015.

Etiketa: Indrit Taullai
Pas

“Lene mos e nxirr djalin, se marr taksi e vij”, flet personi që takoi i fundit Xhulio Prelën: Ishte krejt i lumtur, nuk mori asnjë telefonatë asgjë

Para

Babai i Rita Orës turpëron këngëtaren për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të

Para
Babai i Rita Orës turpëron këngëtaren për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të

Babai i Rita Orës turpëron këngëtaren për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.