05:51 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

13:11 | 10/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat, kush është nëndrejtori i Aluzinit i shpallur në kërkim

Areben Isaku

Policia e Durrësit ka ndaluar ekonomistin pranë Agjensisë Shterërore të Kadastrës Durrës dhe ka shpallur në kërkim kërkim Zv/ Drejtori dhe Specialisti, pasi jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se se zv. Drejtori i shpallur në kërkim është Arben Isaku, ish-drejtor i Aluzinit Durrës.

Bëhet e ditur gjithashtu se Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe sekretari organizativ i PS-se.

Ai është shpallur në kërkim për veprën penale ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Ndalohet ekonomisti pranë Specialistët e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizojnë operacionin e koduar “Legalizimi”.

Operacioni është zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore , në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës;

F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ” Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” ,

” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat  shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Etiketa: #arben isakuFALSIFIKIM DOKUMENTASHnendrejtor i aluiznit
Pas

Ronaldo: Pas asaj ndeshjeje, të gjitha klubet e dinin që bastet për mua ishin fitore e sigurt

Para

“Efektivët janë kthyer në roje shalqini”, ish-drejtuesi i policisë: Vrasjet mafioze mund të parandalohen nëse…(Video)

Para
“Efektivët janë kthyer në roje shalqini”, ish-drejtuesi i policisë: Vrasjet mafioze mund të parandalohen nëse…(Video)

"Efektivët janë kthyer në roje shalqini", ish-drejtuesi i policisë: Vrasjet mafioze mund të parandalohen nëse...(Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.