03:22 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jo pak! Tre shqiptarë në listën e futbollistëve më të mirë në Seria A

13:07 | 06/01/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jo pak! Tre shqiptarë në listën e futbollistëve më të mirë në Seria A

Fillimi i vitit 2018 është një moment për të bërë bilancin e atij që lamë pas. Dhe “Gazzetta Dello Sport” ka analizuar të gjitha skuadrat italiane, por edhe individët e veçantë për atë që kanë bërë gjatë vitit kalendarik 2017.

Nuk mund të mungonin as shqiptarët, të cilët janë protagonistë për sezonin e kaluar, por edhe në fillimin e këtij viti në Serinë A. Jo pak po tre prej tyre renditen në listën e më të mirëve.

Dy portierët Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha nuk mund të mungonin në renditjen e 10 gardianëve që kanë bërë më shumë pritje gjatë vitit që lamë pas. I pari nuk ka qenë titullar fiks dhe për këtë fakt renditet i pesti pas Kordazit, Donarumës, Konsiljit dhe Sorrentinos.

Por, Strakosha duhet të jetë krenar, pasi ka lënë pas portierin e Interit, Samir Handanoviç, dhe të tjerë. Ai gjithashtu ka fituar edhe “duelin” në distancë me portierin tjetër të Kombëtares Etrit Berisha.

Ky i fundit renditet në vendin e 8-të me 90 pritje, kundrejt 111 të Strakoshës. Por, përveç dy portierëve, një vend nderi në bilancin e vitit që lamë pas e ka fituar edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, shkruan ‘’Panorama Sport”.

Shkodrani është lojtari i tretë në kampionatin italian për rikuperim topash. Ai kalohet nga Shkriniar i Interit dhe Torreira i Sampdorias. Me 280 rikuperime në total, mbrojtësi kuqezi thyen edhe shokun e tij të skuadrës Kulibali dhe mesfushorët Bilja dhe Zhorzhinjo.

Një arsye për të kuptuar pse Hysaj gjendet më pak herë në vijën fundore të kundërshtarëve, pasi detyrat e tij janë mbrojtëse dhe në duelet një kundër një është thuajse më i miri në rolin e tij në Itali.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: hysajsport
Pas

“Ka rregulla Vangjush, partia”, Balla njofton se në PS ka një ‘tradhtar’

Para

“Pse nuk e mban unazën e martesës”, Rudina Magjistari shtang këngëtarin e njohur

Para
“Pse nuk e mban unazën e martesës”, Rudina Magjistari shtang këngëtarin e njohur

“Pse nuk e mban unazën e martesës”, Rudina Magjistari shtang këngëtarin e njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.