10:11 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Jo si zakonisht, Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. KUSH e shoqëron

09:36 | 15/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jo si zakonisht, Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. KUSH e shoqëron

Jo si zakonisht, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Themi jo si zakonisht pasi rrallëherë jemi mësuar ta shohim Tahirin pa xhaketë, me një veshje në sportive dhe  atlete, tërësisht i heshtur duke iu drejtuar derës së Gjykatës. 

Ai shoqërohej nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia. Ligji parashikonte thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

Ndërkohë, gjithmonë sipas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda që i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë vendit, në itali u ra në gjurmët e Habilajve që prej vitit 2012 pas operacionit antidrogë “Odisea”. Prokuroria përmend në kërkesën e saj përgjimet e bëra publike tashmë, ku të akuzuarit lakojnë emrin e ish-ministrit për t’i blerë një byzylyk me diamantë.

Prokuroria thotë se Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit te tij me automjetin Audi që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e prokurorisë së Catanias.

Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i brendshëm publikoi këtë dëshmi, që sipas tij vërtetonte ai nuk është person nën hetim nga italianët.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: gjykata e krimeve te rendagjyqtarisaimir tahiritahiri
Pas

Dokumenti i Prokurorisë së Catanias, Myftaraj: Pse nuk hetohet Maks Haxhia

Para

Debate të ashpra/ “Nuk e ke haberin”, Ndoka-Hysenit: Ushtari i rëndomtë, ke marrë paratë e drogës

Para
Debate të ashpra/ “Nuk e ke haberin”, Ndoka-Hysenit: Ushtari i rëndomtë, ke marrë paratë e drogës

Debate të ashpra/ "Nuk e ke haberin", Ndoka-Hysenit: Ushtari i rëndomtë, ke marrë paratë e drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Nata e dytë e tmerrit! Forcat ruse godasin Kievin, vriten 3 persona

Berat/ Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në lokal, nisin hetimet

Merr flakë automjeti në aksin “Fier-Lushnjë”, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.