Rabina Hajdini, arkitekte e sprovuar, sipas asaj që prezantoi veten, u kapërdi dhe u mbyt nga emocionet teksa ishte duke folur në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste, i cili e kishte vendosur fokusin te rinia.
Me kërkesën për duartrokitje, që ta mbështeste turma, dhe me Edi Ramën përpara syve të saj, Rabina të ngjante me një adoleshente, që po jepte provimin e jetës, në një kohë kur anëtarësimi në FRESH apo çdo forum tjetër partiak do të duhej të merrej më me lehtësi.
Që në fillim u fut në rol, me fjalimin e përgatitur, se medemek në këtë Kongres e kishte shtyrë të vinte e ëma e saj që ishte dhe një demokrate e flaktë, gjithmonë sipas fjalëve të së bijës.
E kjo gjetje, alla Rilindje, nuk u la pa përmendur as nga Edi Rama, që pas emocioneve të vajzës, kur i erdhi radha, u kujdes që t’i çonte të fala demokrates, që të ardhmen e së bijës e kishte parë në PS.
Por për tu rikthyer te fjala e arkitektes, që të ngjason me një fjalim të ish-freshistes Joleza Koka, Faxweb.al po zbardh atë që ajo shprehu, e që shkaktoi të qeshura te të gjithë të pranishmit, përfshirë dhe Gramoz Ruçin, e Edi Ramën.
“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Rabina Hajdini, dua një duartrokitje pasi për mua është hera e parë që flas në këtë podium. Si fillimisht dua të falenderoj mamin që më bindi të jem këtu, edhe pse kemi bindje të ndryshme politike. Unë jam diplomuar për arkitekturë. Arsyeja ime se pse jam këtu, dhe të ndaj këtë fjalim, është se dua të jem pjesë e Rilindjes Urbane.
Sot falë asaj ndërhyrje shumë të rinj kanë arritur që të kenë bizneset e tyre dhe të fitojnë më shumë (I fluturon fjalimi, më pas e rimerr veten dhe thotë se do jetë më shumë intimiduese). Unë dua që kjo nismë impaktin e saj mos ta ketë deri tani, po të vazhdojë dhe më tutje (Ngec i mbahet fryma).
Rindërtimi është arsyeja pse jam unë këtu sot, dhe është një mundësi që lindi nga fakteqësia, kjo gjë mund të kthehet në një mënyrë të re jetese. Unë dua që të jem aty dhe të them fjalën time (qesh sërish)”, shprehet mes të tjerave Hajdini, që këmbëngul se vendi, pra Shqipëria ka nevojë për më shumë njerëz si ajo.
Rabina me siguri që do t’ia marrë dorën fjalimeve, fundja jo të gjithë socialistët kanë qenë oratorë në fillimet e tyre, por me kalimin e kohës eksperienca politike ka bërë të vetën, dhe i ka nxjerrë në dukje.
(E.K/Faxweb.al)