Anetari i Keshillit Kombetar te PD-se, Julian Deda, i është përgjigjur deputetit të PD-së Tritan Shehu pasi ai kundërshtoi propozimet e paraqitura nga Patozi për ecurinë e PD-së.
Në reagimin e tij Deda i thotë Shehut se e kalove lumin pa u ndjerë dhe e quan “Xhaketë e vjetër”, që meqë është bërë deputet po tregon devotshmëri ndaj kryetarit të partisë.
REAGIMI I DEDËS:
Po lexoj se nuk i paskan pelqyer shokut Tritan propozimet per ndryshime ne statut. Per me teper nuk i pelqeka fare, qe dikush te kontriboje ne rifutjen ne shina te PD. Deshe emra ne fund te fletes? Ja, une jam nje nga ata. Te pelqej?
Po mire more shoku Tritan, more shoku deputet, na thuaj pak si behet? Na thuaj pak, nese te pelqen apo jo menyra se si u trajtuan koleget e tu duke u shperfillur, kurse ti, edhe pse je e njejta xhakete e vjeter, e kalove lumin pa u ndjere (kush e di pse)? Apo meqe je vete deputet dhe kjo mjafton per te treguar devotshmeri ne te mire e ne te keq ndaj pronarit te partise?
Gjithsesi, duhet te dish se ne kete deklarate nuk ka asgje te keqe, peekundrazi synohet forcimi dhe bashkimi i njerezve te kesaj partie ne nje qellim te vetem, ne sjelljen e kesaj force politike nje dite ne pushtet.
Ndryshimi mes nesh eshte, se per ty dhe te tjere aty rrotull Lulit, kundershtari jemi ne qe mendojme ndryshe, kurse per ne kundershtari eshte vetem Edi Rama.
P.s. Ehhh…gjynah.
POSTIMI I SHEHUT:
Edhe sot, sic po behet tashme pothuajse “ritual”, del ne media nga nje “deklarate” e re ne “emer anetaresh Keshilli Kombetar, Kryesie etj”, por qe ne fakt jane pa emra e firma ne fund (pervecse ndonje emri qe ja ka percjelle asaj, por dhe ky i ndryshueshem periodikisht). Te dashur miq e kolege! Nuk me duket se kjo eshte rruga racionale e serioze e dialogut dhe debatit produktiv brenda PD. Pavaresisht objeksioneve qe kolege te ndryshem mund te kene per Statutin nga rjedhin format organizative e funksionale te PD, procedurat e zgjedhjet, qofte keto te realizuara edhe se fundmi; le te jemi me institucionale e koherente dhe per faktin se ai Statut eshte miratuar vite me pare, pa asnje kontestim. Do te ishte me i dobishem per nje proces te tille ndryshimesh sa me perfshires e produktiv, perdorimi i rrugeve institucionale e normale, dhenia e kohes se nevojeshme per konsultime, diskutime, edhe per debate ne strukturat po te nevojitet. Se fundmi, kur flitet ne shumes, eshte me etike vendosja dhe e emrave te pervecem, qofte kjo vetem per transparence!
(B.H/Shuplaka)