05:54 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

11:10 | 10/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Kreu i PD Sali Berisha, pasi doli nga SPAK, vijoi sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka bërë kallëzim penal për shpifje. Sulmoi edhe KLGJ.

“Me datë 26 tetor, avokatët e mi kërkojnë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në ‘96 me firmën e Berishës. Por Irena nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha se nuk keni dokument për këtë gjë. Pyetja a keni dokument nuk kishte rëndësi se ishte shkarkuar. Në nëntor 2023, KLGJ iu jep avokatëve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës, KLD iu dorëzoi avokatëve vendimin që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte marrë për shkarkimin e saj në ‘96. Por dëgjoni fytyrën e KLGJ, dy javë më vonë KLGJ gënjen deputetet e PD duke shkruar se kinse nuk ka vendimmarrje të KLD në ‘96. E kuptoni se çfarë malli dhe llumi njerëzor janë këta. Dy javë para dorëzojnë dokumentin, më pas iu thonë deputetëve nuk ekziston dokumenti. Pas dy javësh çfarë t’u thuash, vetëm llum shteti mund t’u thuash, i gënjejnë deputetët duke shkruar se nuk ka vendimmarrje KLD në ‘96. Në dhjetor 2023, kërkesa e avokatëve për dorëheqje dhe konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në ‘96, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se tha është vendim kolegjial. Në Mars 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Gjoka është dëbuar nga Greqia, por mediat e PS në kor, me në krye Idajet beqirin dhe Frrok Çupin, shkruajnë se shkrimi është porositur nga Tirana. Më 4 mars 2024, KLGJ bën deklaratë të fuqishme në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që ta hetonte atë dhe vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë.  E mbron. Mediat e Ramës shpikin një letër nga policia se nuk është i vërtetë lajmi për Gjokën. Më 4 maj 2024, Protothema nxjer vendimin e gjykatës për dëbimin e Gjokës nga Greqia. Më 7 maj, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin e thelluar thotë Olsi problematik. Me 14 maj, hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja i cili bën atë që don. Më 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendim me vulë apustile, jo vetëm për dy dëbime të delinkuentes falsifikatore, Irena simbol i narkoshtetit dhe Ramës, por edhe vendimin e formës së prerë të dënuar nga gjykata e Janinës. Më 5 maj 2025, paraqita para jush dokumentin me vulë apustile, që faktonte se gjykata e Janinës e kishte dënuar atë 3 muaj burg. Me 6 maj 2025, del prokura që mashtruesja Irena Gjoka e cila betohej se nuk kishte asnjë dënim …më falini mohon që të jetë dënuar dhe dëbuar nga Greqia në një intervistë për Birn. Më 6 maj del prokura e vitit 2023, që Gjoka kishte lëshuar për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimin e dëbimit nga Greqia. Më 8 maj i kërkojmë KLGH shpalljen për mbarimin e mandatit të Gjokës. Prokuroria fshihet pas asaj Ulusi Vuittoni apo 500 mijë euro edhe ky, me regjistrim, nuk jep përgjigje. Në qershor 2025 del se Gjoka jo vetëm që është dëbuar dy herë nga Greqia, por ka dënim penal të formës të prerë, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, ka gënjyer në vetting për të justifikuar 60 mln lekë të paligjshme, duke paraqitur një kontratë të ’96 mes burrit dhe vëllezërve të saj. Pra Irena Gjoka, e cila ka në CV e saj një seri veprash penale të rënda, mashtruese ordinere dhe gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhet të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, ndihet e fyer pse unë i bëj pyetje publike.”, tha Berisha.

Pas

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

Para

5 të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Austri

Para
5 të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Austri

5 të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Austri

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.