05:23 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kallëzimi ndaj Dvoranit, Prokuroria merr në pyetje presidentin e vendit Ilir Meta

11:27 | 10/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila është pyetja që mund të bëhet në Referendum? Ilir Meta tregon për herë të parë alternativat

Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije për Faxweb.al se presidenti i vendit Ilir Meta do të merret në pyetje, lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Meta do të paraqitet në ambientet e prokurorisë rreth mesditës, ndërsa marrja e tij në pyetje do të bëhet në rolin e kallëzuesit.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

  • Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, ashtu dhe në cilësinë e organit të emërtesës sipas Kushtetutës, ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej mëse dy vjetësh procesin e funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
  • Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje përkundrejt të gjitha institucioneve të përfshira në proces, me qëllim respektimin e Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë që të gjitha procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në mbëshetje të kuadrit ligjor.
  • Së fundmi, siç dhe jeni bërë me dije qoftë përmes medias së shkruar dhe vizive, nga debati publik, por dhe nga deklaratat publike të Presidentit të Republikës është konstatuar se përgjatë veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (2019) janë konstatuar disa shkelje të rënda përgjatë ushtrimit të detyrës nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zoti Ardian Dvorani, veprime këto të cilat kapërcejnë kufirin e “shkeljes disiplinore”, dhe hyjnë drejtëpërdrejtë në sjellje që e ngarkojnë zotin Dvorani me përgjegjësi penale.
  • Veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.
  • Presidenti i Republikës, pasi i ka konstatuar këto veprime dhe mosveprime, vlerëson se ato përbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore, por dhe vepra penale. Bazuar në nenet 281 të Kodit të Procedurës Penale, Presidenti i Repubikës parashtron këtë kallëzim penal përpara organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj zotit Ardian Dvorani për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal, pasi nga tërësia e rrethanave vlerësohet se përgjatë detyrës së Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë.

 Lexo të plotë KALLZIM PENAL 19.11.2019 (1)

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: merret ne pyetje presidentimeta dvoranimeta merret ne pyetje
Pas

Aktorja e njohur shqiptare prek me rrëfimin: Mësova se isha me tumor gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Para

“Tendera, tendera, tendera”, Rama në QSUT: Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore

Para
“Tendera, tendera, tendera”, Rama në QSUT: Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore

"Tendera, tendera, tendera", Rama në QSUT: Kjo është veprimtari inxhinierike armiqësore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.