Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij Anitën.
Në një postim në Facebook, Meta bashkangjitur fotos shkruan se është i lumtur që ka takuar Ramush Haradinajn dhe Anitën.
Meta gjithashtu i ka uruar fitoren ekipit të Dardanëve në ndeshjen e sotme, me Malin e Zi.
I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!
Kujtojmë se në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të luaj kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
(K.H/Faxweb.al)