Pak para mesnate një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec. Rreth orës 23:30 në afërsi të fshatit Slabinjë të Pogradecit mësohet se ka dalë nga rruga mjeti kamion tip “Benz” me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (E.K/SHUPLAKA)