Kaos total, është gjendja në të cilën ndodhen dia klube të kampionatit belg të futbollit, mes të cilave edhe ato ku luajnë disa futbollistë shqiptarë. E gjithë kjo k ardhur pasi Prokuroria e Përgjithshme në këtë vend ka urdhëruar sot kontrolle të shumta dhe arrestime në klube të njohura.
Policia ka ushtruar kontrolle në shtëpitë e zyrtarëve të klubeve apo gjyqtarëve.
Prokuroria shprehet se nga hetimet për mashtrim financiar rreth transferimeve të futbollistëve ku është evituar pagesa e taksave, ka dalë në skenë edhe tentativa e manipulimit të ndeshjeve të sezonit të kaluar.
Pas hetimeve disamujore, është vendosur ndërhyrja përfshirë këtu edhe klubin e Anderlecht të Kristal Abazajt dhe Ostenden të Sindri Gurit.
Nuk dihet ende nëse klubet në fjalë akuzohen vetëm për mashtrime financiare apo edhe për trukimet e ndeshjeve, por policia sot ka bastisur zyrat e klubeve duke marrë kompjuterë dhe dokumente nga të gjithë, ndërsa mësohet se ka dhjetëra të arrestuar si zyrtarë klubesh, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, avokatë e menaxherë, pa harruar edhe gazetarë të cilët ishin në dijeni të ngjarjeve e bashkëpunonin.
Ky operacion është shtrirë edhe në Serbi dhe Maqedoni, pasi dyshohet se ka qenë një rrjet i gjerë kriminal.
(B.B/ Faxweb.al)