Policia ka sekuestruar një ngarkesë prej 7 ton mallra kontrabandë të padeklaruara.
Mallrat po transportoheshin me një kamion tip Volvo e në pranga ka rënë shoferi i mjetit, shtetasi Kudret Gjonaj.
Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit në doganën e Kakavijes që lejoi kamionin të kalonte duke shkelur procedurat ligjore.
Kamioni me mallra kontrabandë u ndalua në aksin Gjirokastër – Tepelenë. (M.D/ Shuplaka)