00:58 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kapet sasi e madhe droge në Shkodër, në pranga një person (EMRI+FOTO)

11:24 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapet sasi e madhe droge në Shkodër, në pranga një person (EMRI+FOTO)

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vrakë të Shkodrës, ndërsa një person ka rënë në prangat e policisë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se droga e sekuestruar është rreth 200 kilogramë, e llojit kanabis sativa. Personi i arrestuar është Marjan Kurteza, ndërsa janë sekuestruar dhe disa automjete.

Aksioni është zhvilluar pak pas mesnatës, ndërsa droga është gjetur e ndarë në dy pjesë, në makinë dhe në banesën e personit të arrestuar.

Njoftimi i policisë: 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër

Në bazë të informacioneve policore dhe punë operative policore të bërë në lidhje me një grup kriminal që kryenin organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Malit të Zi, në orët e para të mëngjezit të sotëm është marrë informacion se dy shtetas po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është zhvilluar operacioni i koduar “Liqeni”.

Si rezultat në breg të liqenit Shkodër u bë kapja në flagrancë e shtetasit M.K si dhe u shpall në kërkim D. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D.B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a/2 -22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 200 kilograme droge
Pas

Letër e hapur për Ramën/ Uat dhë fak! Mos na çaj shumë tr*pin duke na hedhur fajin

Para

Financial Times: SHBA riktheu në tavolinë ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi për këto arsye

Para
Financial Times: SHBA riktheu në tavolinë ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi për këto arsye

Financial Times: SHBA riktheu në tavolinë ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi për këto arsye

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.