Shumë nga ne e kanë përdorur karantinën si një mundësi për të mësuar aftësi të reja, si qendisja, gatimi, mësimi i një gjuhe të huaj, etj.
Por për pjesën më të privilegjuar ekonomikisht të shoqërisë, e cila është mësuar me praninë e një stafi që e ndihmon edhe për detyra mjaft bazike, periudha e izolimit ka kërkuar një kurs për të mësuar aktivitete që për shumicën janë pjesë të rutinës.
Lucy Challenger, CEO e Polo and Tweed, një agjencie që rekruton stafin përkujdesës për më të pasurit, tregon ‘vuajtjet’ e klientëve të saj. Që nga kërkimi i këshillave se si të lajnë rrobat, të gatuajnë për familjen e tyre apo të kujdesen për fëmijët e tyre, Lucy ka marrë kërkesa nga më të ndryshmet.
Një klient e ka pyetur se si të ndërrojë tubetin e letrës higjienike, ndërsa të tjerë tregojnë se po mbyten në rroba të palara.
Discussion about this post