Endrik Beba, ish-vokalisti i grupit Lynx ka publikuar foton e tij të parë me djalin e tij. Lindja e djalit të tyre Liam është një bekim i dashurisë së tij me bashkëshorten.
Fotoja është publikuar në Instagram në të cilën vogëlushi Limam qëndron shtrirë në kraharorin e tij. Për Endrikin vogëlushi Liam është ndjesia më e mirë në botë. “Vogëlushi im. Ndjesia më e bukur në botë, Liam”, ky është mbishkrimi i fotos që Endriki ka publikuar. Ky fëmijë erdhi në jetë pak muaj pas kurorëzimit në martesë të çifitit.