18:28 | 27/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Shëndeti

Keni dhimbje shpine? Pesë shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet ta injoroni

23:15 | 09/06/2017
në Shëndeti, Te Fundit, Te Gjitha
0
Keni dhimbje shpine? Pesë shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet ta injoroni

Nëse e kaloni gjithë ditën të kërrusur para kompjuterit dhe nuk ju qëndrojnë as shpatullat drejt ndërsa po hani, me siguri, për fat të keq, mund të jeni të familjarizuar me dhimbjet e tmerrshme të shpinës. Sipas Shoqatës Amerikane të Kiropraktikës, 80% e njerëzve vuajnë nga këto dhimbje në një moment të jetës së tyre – ndërsa, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, gratë janë më të rrezikuara se meshkujt që të përjetojnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

Përveçse janë më të rrezikuara që të kenë dhimbje shpine, gratë janë edhe më të zonja se meshkujt që t’i injorojnë këto dhimbje. Kjo në fakt është shumë e gabuar sipas një artikulli të “Women’s Helath”, të përshtatur në shqip nga Shëndeti.com. Në këtë artikull thueht se nëse ju vetëm do të kryqëzoni gishtat dhe të prisni derisa dhimbjet të lehtësohen, mund të pësoni dëmtime të përhershme.

Ekspertët rekomandojnë njerëzit që të vizitohen tek mjeku nëse përjetojnë dhimbje të shpinës për më shumë se 6 javë. Për më tepër, ja cilat janë 6 shenjat që paralajmërojnë se nuk duhet t’i injoroni dhimbjet e shpinës.

Dhimbja e shpinës shoqërohet me: dhimbjet e këmbëve

Nëse keni dhimbje që fillon nga shpina apo kurrizi, vazhdon tek këmbët dhe përfundon tek gishtat, mund të jetë shenjë e acarimit të fijeve nervore. Ndodh që gjendja të përmirësohet vetvetiu, megjithatë nuk përjashtohen as rastet kur mund të shkaktojë mpirje, dobësi të muskujve dhe dhimbje të vazhdueshme …kush do t’i donte? 90% e njerëzve që shfaqin këto simptoma zakonisht nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë ka edhe disa procedura joinvazive, si masazhi, fizioterapi, aplikimi i nxehtësisë etj – që mund t’i lehtësojnë këto simptoma.

Dhimbja e shpinës shoqërohet me: çalim

Nëse ndieni dobësi të muskujve në njërën anë të trupit apo po çaloni, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku për të zbuluar shkakun e dëmtimit nervor. Nëse e injoroni, kjo dobësi e muskujve mund të bëhet e përhershme. Besoj se nuk do të donit të përfundonit duke çaluar për shkak të problemit me shpinën.

Dhimbja e shpinës shoqërohet me: probleme me ekuilibrin

Ndërkohë që kalojnë vitet, fillon të rritet edhe rreziku për pësimin e frakturave të lidhura me osteoporozën. Prandaj, nëse keni dhimbje shpine dhe duket sikur keni probleme me ekuilibrin, duhet të konsultoheni me një mjek.

Dhimbja e shpinës shoqërohet me: probleme me zorrët ose fshikëzën e urinës

Një sërë simptomash të tjera që absolutisht nuk duhet të injorohen janë problemet me zorrën ose fshikëzën e urinës dhe mpirjen e ijëve. Këto simptoma mund të paralajmërojnë për sindromën e bishtit të kalit (sindroma cauda equina), një gjendje e rrallë që ushtron shumë presion tek nervat në fund të shtyllës kurrizore, ku lidhet me organet e legenit. Mund të jetë një sëmundje serioze që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Dhimbja e shpinës shoqërohet me: reagim total të trupit

Në disa raste, i gjithë trupi fillon të reagojë si pasojë e dhimbjes së shpinës në formën e rritjes së temperaturës, dridhjeve, djersitjeve gjatë natës. Këto janë shenja se i gjithë trupi po reagon ndaj diçkaje tjetër, që duhet të kontrollohet menjëherë tek mjekun. Këto simptoma mund të jenë edhe si pasojë e një infeksioni, ashtu siç nuk përjashtohet as rasti për rrezik për kancer. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dhimbje shpineparalajmerueseshenjat
Pas

Berisha: Nëse Basha s’fiton, në korrik PD shkon në zgjedhje

Para

Surpriza e Federatës së Futbollit, Mërgim Mavraj feston 31 vjetorin (VIDEO

Para
Surpriza e Federatës së Futbollit, Mërgim Mavraj feston 31 vjetorin (VIDEO

Surpriza e Federatës së Futbollit, Mërgim Mavraj feston 31 vjetorin (VIDEO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

“Himni i Flamurit”, Rama pritet në Romë nga Giorgia Meloni

Situatë e qetë në Banjskë të Kosovës pas përleshjeve të së dielës

Wisner takohet me Dhurata Çupin dhe Klotila Bushkën, Ambasada: Dakord për postin e Avokatit të Popullit

Shkrumbohet pylli me pisha në Fier! 8 zjarrfikëse në krye të detyrës, por pritet ndihmë nga ajri

Medalja “Mburojë e Policisë”, për familjen e heroit Afrim Bunjaku

“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

INSTAT: Censi sipas parashikimeve, publikohet numri jeshil për ankesa

Situata e Osimhen tek Napoli, Real Madrid dhe klubet arabe gati për “sulm” në janar

Ndalohet në Durrës, 49-vjeçari me mjetin e vjedhur në Itali

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.