Ka shumë arsye që ndikojnë në rënien e flokëve, si humbja e peshës së menjëhershme, menopauza, shtatzënia, stresi dhe shumë faktorë të tjerë. Por në pjesën më të madhe të rasteve, stresi është një arsye kryesore që ndikon në balancën e hormoneve.
Rënia e shpeshtë e flokëve është një problem shumë i madh për një numër të konsiderueshëm njerëzish, duke ndikuar në vetëbesimin e tyre.
Fatmirësisht ka zgjidhje natyrale që ju vijnë në ndihmë për këtë problem. Prandaj ne do t’ju tregojmë një recetë që do t’ju ndihmojë me rënien e flokëve. Fillimisht zgjidhni një shampo me ph neutral dhe me përbërës natyral.
Më pas këshillohet që të shtoni në shampon tuaj vaj esencial limoni dhe rozmarine. Këto dy përbërës kanë vlera shumë të mëdha dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe pengojnë rënien e flokëve. Shtoni në shampon tuaj të flokëve disa pika vaj esencial limoni dhe rozmarine. Tundeni mirë shampon dhe përdoreni si normalisht./ Shije.al