Një grua shqiptare, infermiere në një spital psikiatrik në Italia po hetohet për keqtrajtimin e pacientëve. Mediat italiane raportojnë se Vjollca Ferati 45 vjeçe, këshilltari i komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjeçe, (koordinatore e infermiereve) janë pjesë e të akuzuarve, raporton një e përditshme.
Ata janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe u vune ne arrest shtëpiak. Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç.
Infermierja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm. Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin. (E.K/SHUPLAKA)