Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit.
Gjosha shkruan se këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën, pasi frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në instancat ku opozita ka vendin e saj.
Postimi i plotë
Këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën. Frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm. Nëse dikush mendon që ky është një proçes i njëanshëm dhe jo gjithë përfshirës, kërkon të shkatërroj perspektivën europiane të Shqipërisë.
Sa keq që qeverisemi nga njerëz të vegjël si në vizion, ashtu edhe në shpirt.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post