Fshirja e pluhurave,hekurosja, larja, pastrimi janë veprime të përditshme në shtëpi. Mirëpo ka disa gjëra që gjatë pastrimit më shumë se të ndihmojnë i bëjnë dëm shëndetit. Në artikullin e mëposhtëm do ju njohim me gabimet që bëni padashur gjatë pastrimit të shtëpisë.
1-Larja e enëve me sfungjerin e vjetër.
Sfungjeri i enëve do të lloj të mbledh baktere pas 3 ose 4 përdorimesh. Për ta pastruar atë duhet ta fusni për 1 minutë në mikrovalë dhe më pas ta lajni mirë më detergjent enësh. Kur sfungjeri është vjetërsuar dhe mban erë duhet zëvendësuar me një të ri.
2-Vendosja jo e duhur e enëve në lavastovilje.
Nëse i vendosni të gjitha thikat, pirunjtë, lugët me kokë poshtë në lavastovilje nuk do të lejoni që uji i ngrohtë të pastrojë të gjitha ushqimet që ndodhen në të. Kështu që lugët dhe pirujtë vendosini me kokë lartë kurse thikat me kokë poshtë në mënyrë që të mos priteni. Kjo do të bëjë që ato të pastrohen më mirë.
3-Përzieni disa detergjente pastrimi.
Produkte të ndryshme përmbajnë kimikate të ndryshme më të ashpra ose të lehta. Prandaj miksimi i tyre shpesh mund të dëmtojë objektin që po pastroni apo dyshemenë. Gjithashtu mund edhe të shkaktojë reaksione alergjike.
4-Pastrimi pa doreza.
Pastrimi pa doreza do të bëj që të gjitha kimikatet e detergjenteve të pastrimit të veprojnë në duart tuaja duke i prishura, acaruar dhe shkaktuar alergji. Edhe bakteret arrijnë më kollaj në lëkurë kur jeni pa doreza. Gjithmonë përdorni doreza gjatë pastrimit të shtëpisë.
5-Nuk i jepni kohë produkteve të pastrimit për të vepruar.
Nuk duhet që ta pastroni njollën apo pisllëkun sapo ta spërkasni atë me detergjent. Lëreni detergjentin të veprojë për disa minuta dhe më pas pastrojeni me një leckë apo sfungjer. Nëse e lani direkt do të harxhoni më shumë detergjent dhe kohë.
6-Përdorni detergjentin e xhamave për të pastruar banakun dhe dyshemenë.
Ky detergjent është i mirë për të shkëlqyer xhamat, por jo dyshemetë dhe banakun. Përdorni detergjentët përkatës për pastrimin e tyre, pasi ai do ti shkëlqejë, dezinfektojë dhe do ti mirëmbajë më gjatë banakun dhe dyshemenë.
Discussion about this post