13:14 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ki kujdes!”, Lefter Maliqi zbulon mesazhet që i vijnë në inbox: Një person u fut në burg për krim të organizuar, i vdiq nëna, babai iu çmend

14:37 | 30/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ki kujdes!”, Lefter Maliqi zbulon mesazhet që i vijnë në inbox: Një person u fut në burg për krim të organizuar, i vdiq nëna, babai iu çmend

Deputeti Lefter Maliqi ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku i kërkoi kryeministrit Rama që të bëjë testin e drogës, dhe të pranojë Vetingun në radhët e politikanëve.

Maliqi u shpreh se shumë persona i kanë dërguar sms që të ketë kujdes, pasi rilindasit që ka përballë mund të hakmerren ndaj tij.

Duke folur për amnistinë, Maliqi tha se ajo është shumë e cunguar, dhe në burg do të qendrojnë ende të dënuar për 5 gramë hashash.

“Të jenë të sigurt të gjithë shqiptarët, që nuk do të bëhem ndonjëherë pjesë e konflikteve artificiale. Edi Rama i fyeu të gjithë, u tha jeni pa tru, kërcënoi zonjë Hajdari në mënyrë indirekte, duke thënë se i kishte fituar të gjithë gjyqet për shpifje.

I kam kërkuar interpelancë që në muajin Qershor, dhe nuk vjen këtu se ka frikë, akuzat e zonjës Hajdari i djegin, vjen këtu rëndë rëndë njësoj si Al Capone. Ky iu thotë gjyqtarëve, shokëve të tij, iu thotë KÇK, edhe amnistia sot me këtë ka të bëjë, po dalin nga burgjet disa me rrezikshmëri shumë të madhe. Ky po e ndjen fundin, le të fryhet, ky ka vetëm pasuri më shumë se ne, po tru jo e jo, e gënjen mendja.

Nëse ky nuk ka frikë nga këto gjera, pse nuk e bën Vetingun në politikë, nëse është i pastër pse nuk e bën testin e drogës ky? Ky thotë turp edhe për gazetarët e RAI3, gazetarët e Bild, ky thoshte shpifje për Zaganin dhe Nuhun, ata që mendojnë kundër tij iu vendos tritolin, si prokurorin Ndoj.

Keni kryetarët e Bashkive që qahen çdo ditë, se tenderat i bëjnë vetëm një grup oligarkësh, në burgje kemi vetëm të varfër.

Njerëzit thotë jemi bërë që të marrim rrugët, ti themi burgut hapu, tit hemi Shqipërisë lamtumirë, po mbyllen bizneset, detyrohen që të largohen nga njerëzit e tyre. Futën në burg për krim të organizuar një taksixhi se po transportonte ca refugjatë, 4 muaj më vonë i vdiq, nëna, babai është tani në gjendje të rëndë, për shkak të depresionit.

Këta nuk kanë asnjë lidhje me socialistët, kjo është Rilindja e këtyre. Po nuk u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe vendore, është bërë vërtetë për të ikur nga Kuvend, më çojnë sms dhe më thonë që ‘’kujdes sepse mund të hakmerren”, por jo nuk frikësohem, se ka të tjerë si unë.

I di shumë mirë se çfarë ndodh në administratën e shtetit, sesi ka burgosur socialistët e ndershëm. Kjo amnisti është e cunguar sa kohë që ka njerëz që qendrojnë në burg për 5 gram hashash, i pasuri ka para dhe del, i varfëri rri 7 vite në burg”, u shpreh Maliqi.

 

Pas

“Rama ta fillojë ndëshkimin nga kjo ndërtesë në mes të Bllokut”, Pampuri: I ka dhënë leje mikut të tij, ish deputetit të PS-së

Para

Përplaset nga makina në Tiranë, humb jetën këmbësori

Para
Pamje të rënda/ I preu rrugën makinës me motorr, humb jetën në vend 50-vjeçari në Milot (EMRI)

Përplaset nga makina në Tiranë, humb jetën këmbësori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.