08:29 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kishte 21 gramë drogë me vete, shqiptari bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

08:07 | 15/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kishte 21 gramë drogë me vete, shqiptari bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Në Perugia të Italisë, 2 efektivë të policisë përfunduan me dëmtime serioze në spital, pas dhunës së pësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Media e vendit fqinj raportoi ngjarjen e ndodhur dje (14 Gusht), teksa protagonisti i agresionit të paprecedentë dyshohet se është një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pasi u desh të spërkatej me spraj nga policët. Kanë qenë vetë agjentët e Policisë së Shtetit të Perugias që e kanë ndaluar 34-vjeçarin, emri i të cilit nuk u publikua.

Shkak ka qenë refuzimi i shqiptarit për t’iu nënshtruar një kontrolli fizik pas ndërhyrjes policore, sepse nëpër xhepa rezultoi më pas se mbante një sasi lënde narkotike prej 21,19 gramë hashash. Në përpjekje për të shpëtuar, agresori përdori grushte, shkelma dhe mjete rrethanore të forta, si dërrasa, për të goditur efektivët në aksion. Si rezultat dy prej tyre morën lëndimet dhe u dërguan në spital, shkruan “perugiatoday”. Ngjarja mori fill pas një raportimi se dy burra po ziheshin mes tyre.

Skuadra e gatshme shkoi menjëherë, por sipas qytetarit që sinjalizoi, 2 burrat ishin larguar drejt “Piazza Grimana”. Një prej të dyshuarve u gjurmua më pas në afërsi të “Corso Garibaldi”. Kur efektivët kërkuan dokumentin e identitetit, shqiptari që dukshëm ishte edhe nën efektin e pijeve alkoolike, tentoi t’i shmangej kontrollit duke u larguar. Teksa ndiqej nga oficerët, ai mori një dërrasë, duke goditur fortë një prej tyre në ballë. Një përleshje e dhunshme pasoi me shqiptarin, i cili vazhdoi të godiste me shqelma dhe grushte në drejtim të dy efektivëve.

Këta të fundit u kundërpërgjigjën me spraj paralizues, duke e vënë nën kontroll. Kurse nga kontrolli brenda çantës iu gjet sasia prej 21.19 gramë hashash, që dyshohet se do e shiste dhe që u sekuestrua si provë materiale. Shqiptari iu nënshtrua hetimeve për akuzat e “kundërshtimit dhe plagosjes së një zyrtari publik” dhe “posedim të lëndës narkotike” për qëllime shitjeje.

Pas

Lajçak i cilëson mashtruese deklaratat se BE-ja është kundër hapjes së urës së Ibrit

Para

Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, policia me plan masash

Para
Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, policia me plan masash

Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, policia me plan masash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

Trump pret udhëheqësit afrikanë në një samit historik të fokusuar në tregti

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve gjatë bisedimeve për armëpushim në Gaza, ndërsa negociatat ‘e vështira’ vazhdojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.