03:49 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Lajçak i cilëson mashtruese deklaratat se BE-ja është kundër hapjes së urës së Ibrit

07:46 | 15/08/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajçak i cilëson mashtruese deklaratat se BE-ja është kundër hapjes së urës së Ibrit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mërkurën vonë që sugjerimet se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, ose që ka ndryshuar pozicion në këtë temë, janë mashtruese.

“Marrja e një vendimi kundër vullnetit të njerëzve të prekur, nuk kontribuon në normalizim marrëdhëniesh. Qeverisja e mirë e kupton ndjeshmërinë e minoriteteve”, ka thënë Lajçak, duke paralajmëruar që çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, por pa përmendur ndonjë datë.

Kjo urë – që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe – është e hapur për këmbësorët, por jo për vetura. Çështja e urës është aktualizuar në javët e fundit pasi autoritetet e Kosovës kanë nisur të kryejnë inspektime në urë dhe kanë paralajmëruar hapjen e saj, pavarësisht se faktori ndërkombëtar beson se tani nuk është koha e duhur.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 13 gusht se hapja e urës në këtë kohë rrezikon ushtarët amerikanë, andaj nuk duhet të hapet. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë, dhe që secili vendim për urën duhet të merret përmes dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga dialogu në Bruksel.

Karabinierët italianë të KFOR-it kanë prani të përhershme në urë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i Kosovës për dialogun në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë të mërkurën se çështja e hapjes së urës mbi Ibër as “nuk është vendim i njëanshëm” i Qeverisë, e as “çështje e pazgjidhur e dialogut”.

“Një partner i QUINT-it shtoi edhe kërkesën për inspektime teknike. Ne ndoqëm dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën, nëse ajo e zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga vetë blloku dhe rekomandimet shtesë”, ka thënë Bislimi përmes një postimi në X.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar të mërkurën se Kurti dhe Bislimi “duan vetëm konflikte të reja” dhe që nuk janë të interesuar në marrëveshje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë, po ashtu, të mërkurën se do t’i vazhdojë konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për hapjen e kësaj ure. Kjo deklaratë është mirëpritur për njohësve të çështjeve politike./ REL

Pas

Gjirokastra bëhet “e përzgjedhura e turistëve” për 2024-ën në Tripadvisor

Para

Kishte 21 gramë drogë me vete, shqiptari bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Para
Kishte 21 gramë drogë me vete, shqiptari bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Kishte 21 gramë drogë me vete, shqiptari bën për spital 2 policët italianë gjatë aksionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.