Kanye West është në pragun e një episodi serioz bipolar, dhe ata rreth tij janë të shqetësuar se kjo ka ndikuar në vendimmarrjen e tij si dhe në gjërat e deklaruara gjatë javës së fundit.
Ai po vuan një periudhë serioze me çrregullimin e tij bipolar, që ndodh zakonisht një herë në vit. Siç është bërë e ditur, reperi njoftoi se ai po kandidon për president përmes Twitter gjatë fundjavës, dhe gjithashtu zhvilloi një intervistë për Forbes disa ditë më parë e cila mori kritika, shkaktoi konfuzion dhe ngjalli një shqetësim të ashpër në publik.
Burimet thonë se familja e tij është e shqetësuar, por ata besojnë se gjërat do të stabilizohen si në të kaluarën. Problemi qëndron se deklaratat e Kanye po shkaktojnë probleme. Sigurisht, episodi i dukshëm bipolar i Kanye nuk e ka ndaluar atë të sigurojë mbështetjen e Elon Musk në fushatën presidenciale.
Të tjerët janë shumë më skeptikë, dhe ai skepticizëm ka të ngjarë të rritet pas intervistës së fundit të Kanye me Forbes … në të cilën ai kritikoi Trump dhe Biden, si dhe zbuloi se ai po kandidon si pjesë e një partie të re të quajtur “Ditëlindja”. Gjithashtu reperi pohoi se ai kishte COVID-19, ai mbështet lëvizjen anti vaksinë dhe foli shumë për Zotin.
Edhe pse shfaq çrregullime bipolare të herëpashershme Kanya ka deklaruar se nuk i pi ilaçet pasi i ulin krijimtarinë e tij artistike.