Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Sipas ministres Koçiu, deri tani janë përdorur rreth 75% e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara.
“Paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore”, u shpreh ministrja Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e mbyll mesazhin e saj me një thirrje për të gjithë qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për të bërë vaksinën ndaj gripit.
“Mbro veten dhe të tjerët”, thotë Koçiu në postimin në rrjetet sociale.
Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksinat antigrip mund të bëhet nga janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të merret edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.
Discussion about this post