22:44 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kodheli: Marrëveshja e detit, dinjitoze edhe për popullin grek. Takimi Rama-Meta “nxjerr tym të bardhë”

17:11 | 07/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kodheli: Marrëveshja e detit, dinjitoze edhe për popullin grek. Takimi Rama-Meta “nxjerr tym të bardhë”

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në studion e Fax Neës ka folur për marrëveshjen e detit me Greqinë si dhe marrëdhëniet me presidentin Ilir Meta në kuadër të grupit negociator të kësaj marrëveshjeje.

Kodheli ka folur gjithashtu edhe për takimin e vetëm një ore më parë mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, si një ngjarje që vjen në kohën e duhur e që do të finalizojë dhënien e plotfuqishmërisë grupit negociator.

“Takimi Rama-Meta nuk është i vonuar. Presidenti me Kryeministrin takohen kur janë konsumuar të gjitha ecejaket dhe pyetje-përgjigjet e të gjitha institucioneve poshtë këtyre strukturave.

Unë besoj fort që do të dalë tym i bardhë nga ky takim dhe ministri Jashtëm do të marrë autorizimimn për plotfuqishmërinë e grupit negociator.

Nuk ka arsye që kjo punë të shythet në kalendat greke ndërkohë që është momenti historik për të zgjidhur çështje të mbetura pezull prej kohësh. Hekuri rrihet sa është i nxehtë.” – tha Mimi Kodheli në studio.

Në lidhjme me akuzat e opozitës se Artur Meçollari, pjesë e grupit negociator të Ministrisë së Jashtme, Kodheli u shprehu keqardhjen për njerëz që diskutojnë emra pa i njohur dhe se çdo person që shërben në Forcat e Armatosura e meriton atë vend pasi shërben në strukturën më serioze politike dhe ushtarake që mund të ekzistojë, strukturën e NATO-s.

“Nuk ka vend për çuarjen e marrëveshjes në Gjykatën e Hagës, pasi siç e ka sqaruar kolegu Bushati, në atë gjykatë shkohet kur palët nuk bien dakord të ulen në bisedime, gjë që nuk është rasti mes Shqipërisë dhe Greqisë.” – tha ish-ministrja Kodheli.

Mimi Kodheli u shpreh se në dallim nga marrëveshja e qeverisë Berisha të vitit 2009 që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, marrëveshja e re, do të jetë një marrëveshje që do të përcaktojë kufijtë “dekada e shekuj e që do të jetë shumë dinjitoze për popullin shqiptar e për popullin grek”.

(E.L/Faxweb)

Pas

Negociatat me Greqinë, përfundon takimi Rama-Meta

Para

Përmbytjet në Shkodër, Mesi përplaset me fermerin: Kryeministri na thotë që të marrim pare me kredi (VIDEO)

Para
Përmbytjet në Shkodër, Mesi përplaset me fermerin: Kryeministri na thotë që të marrim pare me kredi (VIDEO)

Përmbytjet në Shkodër, Mesi përplaset me fermerin: Kryeministri na thotë që të marrim pare me kredi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.