Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Mësohet se makina ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar në spital në gjendje të rëndë shendetësore.
Ndërkaq policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, dhe po hetohen rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)