Intervista e kryeministrit Edi Rama për gazetarin Bruno Vespa në Rai Uno ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e vetë italianëve. Por një nga më interesantit ka qenë dhe ai i një zonje shqiptare e cila e quan Ramën, kapon e kapove, dhe aludon se intervista është paguar me paratë e heroinës dhe marjuanës që është shitur në Itali.
‘’Ç’kemi Bruno! E di si e quajnë shqiptarët emisionin tënd në këto moment: Pordha a pordha! E gjithë e keqja e shqiptarëve mban emrin e mikut tënd Rama. Duket se Rama të ka paguar mirë, dhe e di se me çfarë parash, me paratë e heroinës dhe marjuanës që shitet në Itali! Turp!”, shkruhet mes të tjera në mesazhin e qytetares.
Komenti pikant:
Kujtojmë se në emisionin e djeshëm Rama u ndesh dhe me Lulzim Bashën, i cili kishte dhënë një intervistë po për emisionin e Vespës nga Tirana, ku deklaronte se krimi dhe droga janë shqetësimi më i madh për vendin.
(E.K/FAXWEB.AL)