Mazhoranca socialiste kalon në Komisionin e Ekonomisë projektligjin e propozuar nga deputeti Erjon Braçe dhe i mbështetur nga qeveria nëpërmjet ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, në mbledhjen që u zhvillua edhe në komisionin tjetër, atë të Ligjeve, po ditën e sotme.
Pas diskutimeve të ditës së sotme, ku u shpjeguan edhe modalitetet e këtij projektligji, detajet dhe se për çfarë u ndërmor nisma, në fund u votua nga deputetët socialistë të Komisionit.
Të enjten ai pritet të kalojë edhe në Parlament për diskutim dhe më pas miratim.
Do falen gjobat për ndërtimet në zonat rurale, ato me qëllim strehimin individual, gjobat e ndërtimit për qëllime bujqësore e blegtorale në fshat, gjobat e AKU vetëm për njësitë agro-përpunuese në zona rurale, shkeljen e rregullave në pandemi.
Discussion about this post