Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të draft-opinionit e Venecias ku pasqyroheshin problematikat në lidhje me procesin e Vettingut në Shqipëri.
Në draft opinionin e Venecias thuhet se pavarësisht domosdoshmërisë dhe nevojës për pastrimin e sistemit gjyqësor nga paaftësia dhe korrupsioni, gjithësesi solli pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor dhe funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
“Shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë inkurajojnë me forcë Komisionin e Venecias, që rekomandimet e bëra në pikën 111 të këtij draft-opinioni të pasqyrohen edhe më gjerë në Opinionin përfundimtar të këtij Komisioni. UGJSH dhe SHKGJSH janë të bindura se, integriteti i lartë moral e profesional i anëtarëve të Komisionit të Venecias do të garantojë pasqyrimin e këtyre rekomandimeve edhe në versionin përfundimtar të këtij Opinioni, me paanësi dhe pavarësi të plotë nga palët e përfshira në këtë raport.
Gjyqtarët shqiptarë janë të bindur se, vetëm zbatimi i këtyre rekomandimeve gjatë procesit të vetting-ut, të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, do të garantojë në përputhje me ligjin, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut:
zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit;
parimin e prezumimit të pafajësisë;
parimin e së drejtës për një mbrojtje efektive në kohë dhe në hapësirë;
parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor;
Reagimi i plotë
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë (SHKGJSH) kanë ndjekur me vëmendje pasqyrimin e bërë ditët e fundit nga programi në gjuhën shqipe i radios “Zëri i Amerikës”, të draft-opinionit nr.CDL (2002)011, dt.06.03.2019 të përpiluar nga Komisioni i Venecias, sa i përket procesit të vetting-ut që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri.
UGJSH dhe SHKGJSH përshëndesin gjetjet e Komisionit të Venecias sa i përket procesit të vetting-ut (shkronja D, pika 37, 38, 39, 40, 41, 42, dhe 43), i cili pavarësisht domosdoshmërisë dhe nevojës për pastrimin e sistemit gjyqësor nga paaftësia dhe korrupsioni, gjithësesi solli pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor dhe funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë inkurajojnë me forcë Komisionin e Venecias, që rekomandimet e bëra në pikën 111 të këtij draft-opinioni të pasqyrohen edhe më gjerë në Opinionin përfundimtar të këtij Komisioni. UGJSH dhe SHKGJSH janë të bindura se, integriteti i lartë moral e profesional i anëtarëve të Komisionit të Venecias do të garantojë pasqyrimin e këtyre rekomandimeve edhe në versionin përfundimtar të këtij Opinioni, me paanësi dhe pavarësi të plotë nga palët e përfshira në këtë raport.
Gjyqtarët shqiptarë janë të bindur se, vetëm zbatimi i këtyre rekomandimeve gjatë procesit të vetting-ut, të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, do të garantojë në përputhje me ligjin, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut:
zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit;
parimin e prezumimit të pafajësisë;
parimin e së drejtës për një mbrojtje efektive në kohë dhe në hapësirë;
parimin e zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor;
parimin e sigurisë juridike;
mbrojtjen e jetës personale dhe familjare të magjistratëve;
barazinë para ligjit të të gjithë magjistratëve dhe atyre që aspirojnë për tu bërë magjistratë në shkallët më të larta të sistemit gjyqësor.
Shoqatat e gjyqtarëve shqiptarë garantojnë opinion publik se, do të jenë gjithmonë në mbështetje të proceseve reformuese, të cilat kanë si qëllim final rritjen e besimit të publikut të Drejtësia, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të magjistratëve shqiptarë.