Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai është takuar me përfaqësues të PL-së dhe simpatizantë të kësaj partie.
Në Konventë do të marren vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus.
Në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit.
Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.