Në Itali të prekura nga koronavirusi janë edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që në emisionin e djeshëm drejtpërdrejt “Non è la d’Urso”, të dalë në transmetim pa publik në studio.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe “Le Iene” që transmetohet të martën dhe të enjten.
“Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona.
Thuhet se ‘the show must go on’, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo. Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku”, tha Barbara d’Urso në një postim në Instagram.
Edhe drejtuesit e programit “Le Iene” thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio.
Si pasojë e koronavirusit në Itali, kanë humbur jetën deri më tani 3 persona, ndërsa kanë rezultuar si të prekur 153 persona. Shumë shkolla dhe aktivitete publike janë mbyllur në rajonet e veriut, ndërsa paniku në rradhët e qytetarëve ka qenë shumë i madh.
Discussion about this post