Kryeministri Edi Rama ka krahasuar situatën në Shiqëri me atë në Luksemburg ku tha se ndonëse një shtet më i vogël se i yni dhe më i pasur gjithashtu, po vuan më shumë pasoja se sa Shqipëria për shkak të koronavirusit.
Rama tha se në këtë luftë nuk vlen se sa para ke por se si menaxhohet sitata, ndërsa për shtetin në fjalë tha se po i vuan pasojat për këtë arsye dhe paratë nuk i bëjnë asnjë punë.
“Luksemburgu është një vend më i vogël nga ne por po e vuan shumë më shumë se sa ne, sepse masat që mori ishin shumë të vona. Nuk është puna se sa para ke por se si lufton dhe sa lufton. Vlejnë masat që merr, fuqia e solidarizimit me masat e shtetit, secili duhet të jetë një familje që punojnë për përbushjen e masave dhe detyrimeve. Në shtetin në fjalë nuk trajtohen njerëz me ndihmë ekonomike por kjo luftë nuk pyet për para. Nuk vdes njeriu për 24 orë për bukë, nevoja jetike e kësaj lufte bëhet që ata të mos ndfehen të veçuar, vetëm kështu ne nuk do të dalim kokëulur, por të dalim më të fortë si popull dhe si shtet, ku pas çlirimit fillon jeta normale, fillon epoka e negocimit me BE-në. Zoti i shqiptarëve është i madh, ju bekoftë të gjithëve”, tha Rama gjatë komunikimit të sotëm ku foli edhe për çeljen e negociatave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)