16:59 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krahasoi kolegët e teatrit me minjtë, Zenelaj ia numëron të gjitha Isait: Je si nuse e re, aman më thuaj…

10:47 | 19/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krahasoi kolegët e teatrit me minjtë, Zenelaj ia numëron të gjitha Isait: Je si nuse e re, aman më thuaj…

Vijon të jetë i nxehtë debati për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që një pjesë e aktorëve nuk kanë kursyer as konfliktet dhe replikat me njëri tjetrin.

Së fundi ka pasur një reagim të fortë nga ana e aktorit Gentian Zenelaj ndaj drejtorit të sapozgjedhur të Teatrit të kukullave Erion Isai. Ky i fundit jo vetëm që është pro shembjes së teatrit por ka quajtur dhe disa nga kolegët e tij minj.

Për replikë ka marrë një reagim  të fortë nga ana e Zenelajt, ku mes rreshtash e quan atë një nuse të re.

Zenelaj shkruan:

 Për Erion Isain dhe të tjerë: Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë….zhurmanjosë etj etj…në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re …Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re…dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera …ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehrrit të kryeministrisë…E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten…po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten…Sepse i kam politikanët e mi të preferuar…kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht….por shume seriozisht po ta them …Mendo per keto qe te thashe…Seriozisht.

Isai shkruante dje:

Kur isha student, në vitin e dytë të akademisë, dhe punoja antikitet grek, rrija me ditë në garderobën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me Koraldën, garderobieren e teatrit, do të nxirrnim veshjet e shfaqjes “Ezopi”. Ajo çfarë më bënte përshtypje nëgarderobë ishte “civilizimi i minjve”… sesi miu të shihte në dritë të syrit, dhe as e pushtonte ndonjë ndjenjë frike, e madje tëkërcënohej gjithë bezdi, se po i hyje në habitatin e tij natyror.

Për ta rithënë që në fillim, unë jam për një tetatër të ri, dinjitoz, përfaqësues, komod për aktorët dhe publikun, një teatër “ndjellës” për të gjitha ata që e dëshirojnë teatrin, ta bëjnë apo ta shohin atë.

Por ky shkim nuk është për të thënë këtë, sepse e kam thënë, jo vetëm unë por shumë të tjerë. Ky shkrim është për teatrin… për ata që vërtet e kanë shqetësim teatrin, që e duan atë, ky shkrim është për të gjithë artistët, që gjithmonë e kanë kërkuar një teatër të ri. A ka njeri që ka shkelur në atë ndërtesë, që mendon se ne na duhet një teatër dinjitoz? Kush nuk i di historitë se si macja dhe lakuriqi i natës janë bërë protagonistë gjatë shfaqjeve, dhe janë bërë kolegë skenikë?
Sot ka një ofertë, për të pasur një teatër tjetër… dinjitoz. A kanë të drejtën Shqiptarët ta dëgjojnë këtë ofertë? A kanë të drejtë artistët të detajojnë një projekt duke u bërë pjesë e grupit negociator, të kërkojnë, skenë dinjitoze, parametrat teknikë (xhepat, lartësia, thellësia, ëarm up-i etj etj) ato parametra që si kemi pasur kurrë.

Pavrësisht çdo fjale, bërtitje apo patetizme, një gjë nuk ndryshon: nevoja për një teatër dinjtioz. Ndaj sot nuk shtrohet çështja, të prishet apo jo teatri; është vetëm një çështje, e vetme, e thjeshtë, teatri. Teatrin që ka munguar. Tetarin kombëtar.

Ky shkrim është për teatralët. Teatralet e partive, shoqatave e mitomaneve nga rruga qe s’kane lidhje fare me teatrin. Ketyre qe sjellin fonine, ekranin apo dhe vezet nga furriku i partise se gjoja ju dhemb teatri! Për të gjitha ata që as kanë dashur dhe as që duan ta dinë realisht për teatrin dhe artistët, por që koha dhe interesi banale ja u do të jenë teatralë. Teatralët s’e dinë fare për çfarë flitet… çfarë nevoje ka komuniteti, çfarë realisht i duhet dhe nevojitet publikut. Teatralët ndoshta s’kanë parë asnjë shfaqje në atë teatër. Teatralët dinë të luajnë vetëm një titull: “Shumë zhurmë për asgjë”. Me tekstin e tyre partiak, patetikë, nuk dëgjojnë, nuk perceptojnë, vetë proçedojnë, luajnë keq. Teatralët bëjnë detyrën e tyre, vetëm një gjë nuk e bëjnë dot; teatrin.

Ndaj në të vetmen kauzë, teatri kombëtar, ka vetëm një zgjidhje. Të largohen teatralët, karagjozet, vezoret, mitomanet e sharlatanet qe s’jane as aktore e as regjisore, dhe të lëmë të flasë vetë, TEATRI!

 

Pas

Plas ‘sherri’ në Komisionin e Medias, Vokshi ngrihet në këmbë: Nxirreni jashtë Veliajn. Derisa të iki…

Para

Fotot/ Nuk iu bind Vokshit, Flamur Noka shkon dhe ngre Veliajn nga karrigia (Përplasje fizike mes deputetëve)

Para
Fotot/ Nuk iu bind Vokshit, Flamur Noka shkon dhe ngre Veliajn nga karrigia (Përplasje fizike mes deputetëve)

Fotot/ Nuk iu bind Vokshit, Flamur Noka shkon dhe ngre Veliajn nga karrigia (Përplasje fizike mes deputetëve)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Shembet ura në Indi, dy të vdekur, dhe 32 persona të zhdukur

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.