00:48 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri apel Merkel dhe Macron: Mbështesni hapjen e negociatave

19:56 | 18/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri apel Merkel dhe Macron: Mbështesni hapjen e negociatave

Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri i bejne apel Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron për hapjen e negociatave. Në një letër të përbashkët, të cilën ia dorëzuan sot Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Dimtir Bushati, krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, Prof. Dr Anastasios, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci, bëjnë apel për një vendim pozitiv të tyre për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës. Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës. Është një histori që ka rrënjë mijëra vjeçare. Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore. Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar, duke jetuar së bashku në harmoni si një familje.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto. ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës.

Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”.

Nga ana e tij, Ministri Bushati falenderoi komunitetet për “angazhimin e tyre në momente kyçe dhe me rëndësi kitike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e këtyre komuniteteve në “ruajtjen e harmonisë fetare dhe fuqizimin e kohezionit social në Shqipëri”.

“Ju keni dhënë shembullin më kuptimplotë që ne jemi evropianë dhe tani është momenti i duhur për secilin prej nesh të ndjekim shembullim tuaj” – u shpreh Ministri Bushati.

Etiketa: apelkreret e bashkesive fetare
Pas

Protesta e aktorëve/ Mirush Kabashi zbardh detajet e darkës me Veliajn: Për çfarë u mundua të na bind

Para

Dy personat më inteligjentë të horoskopit, harrojeni se i mashtroni dot

Para
Defektet dhe pikat e dobëta për çdo shenjë të HOROSKOPIT

Dy personat më inteligjentë të horoskopit, harrojeni se i mashtroni dot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.