Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, duket se i ka humbur shpresat sa i përket zgjidhjes së shpejtë të krizës politike. Pas takimit të zhvilluar me krerët e komunave, ai ka deklaruar se “nuk sheh dritë në fund të tunelit”.
“Po bëhen përpjekje maksimale për ta tejkaluar krizën por kjo nuk do varet njëanshëm por duhet vullnet nga të gjitha palët. Të gjithë duhet të ndihmojnë për ta tejkaluar krizën sepse janë bllokuar të gjitha institucionet e shtetit.
Aktualisht nuk shoh ndonjë dritë në fund të tunelit, por le të shpresojmë në të ardhmen të gjithë që palët të reflektojnë.”, u shpreh Ahmeti ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)