12:51 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndeshja Shqipëri-Itali, kujdes kur shkruani në rrjetet sociale, Policia ju monitoron

13:06 | 08/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndeshja Shqipëri-Itali, kujdes kur shkruani në rrjetet sociale, Policia ju monitoron

Të hënën e 09 Tetorit, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.

Policia e Shtetit ka njoftuar edhe planin e masave, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.

Këto masa synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.

Gjithashtu , mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në akset e qytetit të Shkodrës, Tiranë – Shkodër dhe kthim, eskortimin dhe sigurimin e Personaliteteve të Larta Shtetërore, të ekipit kombëtar të futbollit të Italisë dhe Shqipërisë, të stafit dhe tifozërisë përkatëse, marrjen e masave për sigurimin dhe mbikqyrjen e objekteve të përfaqësive diplomatike.

Masat antiterror:

Në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me synim studimin, analizimin e të dhënave dhe informacioneve nga specialistët në Drejtorinë e Antiterrorit, për të bërë të mundur evidentimin e individëve ose grupeve  ekstremiste të dhunshme dhe me tendenca të mprehta kriminale dhe terroriste, që mund të cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Për këtë, Policia e Shtetit, synon bashkëpunimin me SHISH, AISM dhe Gardën e Republikës, por dhe me Policitë e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Policia e Shtetit synon edhe monitorimin e faqeve në rrjetet sociale dhe burimet e hapura për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit.

Në vëmendjen e Policisë së Shtetit është dhe kontrolli kufitar. Në pikat e kalimit  kufitar  në  Morinë, Muriqan, Hani i Hotit,  Qafë Thanë dhe  Durrës, një specialist i Drejtorisë Antiterror do të vendoset për të verifikuar, intervistuar, dhe vlerësuar lejen ose të kalimit në territorin e RSH gjatë periudhës 6 deri 9 tetor 2017 të individëve me prirje radikalizmi ose ekstremizmi të vendosur në listë kontrolli “Njoftim në kufi”.
Tifozeria vendase dhe e huaj

Njoftohen tifozët dhe sportdashësit që kanë blerë bileta se portat për të hyrë në stadium do të hapen në orën 17:00 të datës 09.10.2017. Tifozët duhet të kenë me vete biletën edhe letërnjoftimin. Për të shmangur konfuzionin në portat e hyrjes për në stadium , Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen për në stadium.

Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara etj.

Gjithashtu do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do bëjë me dije oraret dhe rrugët që do kufizohen apo do bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe të masave të tjera të sigurisë.

Drejtoria e Policisē Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore do vendosë në akset rrugore Morinë – Shkodër e Tiranë – Shkodër, radarë për matjen e shpejtësisë dhe do përdorë dragerat për pijet alkoolike.

Nga shërbimet e policisë nuk do lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi “ILLYRIA ELITE”, të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më datë 24.03.2017.

Nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1200 tifozë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve për masat e shtuara, me qëllim shmangien e konfuzionit gjatë hyrjes për në stadium, mbarëvajtjen normale të aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

(J.V/SHUPLAKA)

 

Etiketa: masatndeshjapoliciashqiperi - itali
Pas

Kryemadhi: 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqesues të oligarkëve

Para

Olti Curri reagon ndaj Ermal Mamaqit: Ka kunjë me Top Channel, porthalja e tij më kujton banjot e trenave para 90-tës

Para
Olti Curri reagon ndaj Ermal Mamaqit: Ka kunjë me Top Channel, porthalja e tij më kujton banjot e trenave para 90-tës

Olti Curri reagon ndaj Ermal Mamaqit: Ka kunjë me Top Channel, porthalja e tij më kujton banjot e trenave para 90-tës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.