Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ka qenë e pranishme në një takim me strukturat e partisë, ku edhe këtë herë ka bërë thirrje të gjithëve për të dalë në protestë në datën 27 janar.
Sipas Kryemadhit ka arsye pa fund për të protestuar, ka arsye për të gjithë të sëmurët për të marrë shërbimin falas por nuk u është bërë falas, por edhe u është rritur ky shërbim.
“Jam e bindur se do të na bashkohen më shumë shqiptarë në 27 janar. Nuk është koha për moral por duhet të investojmë dhe punojmë për vendin tonë. Konçensionet çdo ditë kanë varfëruar shqiptarët. Ka pafundësisht problem që na bëjnë të dalim dhe të protestojmë në bulevard. Nuk duhet të protestojmë për flamuj. Sot sapo u vodhën 100 milionë euro shqiptarëve për Aeroportin në Vlorë. Është bërë një kontratë në kurriz të shqiptarëve. Një kompani turke do iu marrë shqiptarëve gjithë ato lekë. Diktatura e krimit është më e keqja. Vetëm duke protestuar ne mund të ndryshojmë këtë që po kalon vendi. LSI është një relitet politik në Shqipëri. Përballemi me një qeveri telekomandë në duart e krimit.”, u shpreh Monika Kryemadhi. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post