Pamjet e mëposhtme janë regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës i cili duhet theksuar se është një nga më të bukurit që ka vendi, pikërisht për shkak të detit, malit, lumit dhe fushave që i ka dhuruar natyra në gjithë sipërfaqen e qarkut.
Vlonjatët duhet të ndiheshin po ashtu me fat sepse kreu i qeverisë së vendit është ndërkohë edhe i zgjedhuri i tyre si deputet.
Por pavarësisht të gjithave, madje edhe vitit 2020 sikurse jemi, një pjesë e qytetarëve të Vlorës, sikurse ndodh rëndomtë edhe në qytete e fshatra të tjera të vendit, vijojnë të mbushin ujin në këtë formë, me autobote dhe bidona.
Një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët dhe pushuesit vendas dhe të huaj në këtë hark kohor të vitit, shpërfaq edhe pamje të tilla aspak të denja për privilegjin që i ka dhënë natyra.
(F.GJ/FAXWEB.AL)