Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë shumë seriozisht nismën e tij të re për paketën antishpifje, që pritet të ashpërsojë masat e dënimeve për këtë vepër që është pjesë e kodit civil.
Sipas Ramës shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE-së, dhe këta që shajnë nuk meritojnë të marrin as një supë burgu.
Reagimi i Ramës:
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.
Paketa e re Antishpifje e Ramës ka pasur një valë reagimesh në rrjetet sociale, duke e krahasuar qeverisjen e Ramës me periudhën komuniste dhe totalitare.
Shumë persona e konsiderojnë si cënim të lirisë së shprehjes ashpërsimin e masave, duke sjellë edhe një problem se çfarë duhet konsideruar shpifje.
(E.K/FAXWEBA.AL)