19:55 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryeministrja italiane në SHBA, takim “sekret” me Trump? Presidenti i zgjedhur: Jam këtu me një grua të mrekullueshme

07:54 | 05/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministrja italiane në SHBA, takim “sekret” me Trump? Presidenti i zgjedhur: Jam këtu me një grua të mrekullueshme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar për në Florida të SHBA-ve, për një takim me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump. Sipas mediave të huaja, anëtarët e resortit Mar-a-Lago të Trump e mirëpritën Melonin me duartrokitje pas një prezantimi nga presidenti i zgjedhur. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Meloni shihet në sallën e hyrjes së rezidencës së Trump së bashku me presidentin e zgjedhur, sekretarin e ardhshëm të shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e ardhshëm të thesarit Scott Bessent.

Kryeministrja shoqërohej nga ambasadorja në SHBA Mariangela Zappia. Bashkë me ta edhe këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, Mike Waltz dhe ambasadori i ardhshëm i SHBA në Itali, Tilman Fertitta. Sipas një gazetari të Wall Street Journal, Trump tha se “Meloni ka pushtuar vërtet Europën”.

 

“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua të mrekullueshme, kryeministren e Italisë”, citohet të ketë thënë Trump.

 

Udhëtimi i saj vjen disa ditë përpara se ajo të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden gjatë një vizite në Romë nga e enjtja deri më 12 janar. Ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të takimit të tyre, sipas mediave të huaja, Meloni kishte planifikuar të fliste me Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë, çështjet tregtare, Lindjen e Mesme dhe gjendjen e vështirë të një gazetareje italiane të arrestuar në Teheran.

Pas

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Para

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Para
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.