Kryendeshja e kësaj jave Flamurtari-Skënderbeu e Kategorisë Superiore ka përfunduar në barazim 1-1.
Kanq qenë vlonjatët ata që kanë shënuar të parët në minutën e 38-të me anë të Ditmar Bicajt, ndërsa Skënderbeu ka arritur të barazojë vetëm në minutën e 88-të me anë të Gjergji Muzakës.
Vlonjatët ishin më lart se ekipi korçarë në lojë, duke konfirmuar kështu formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon.
Pas barazimit të Kukësit me Kamzën sot Skënderbeu ruan diferencën me 7 ikë nga vendi I dytë, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë. (B.H/Faxweb)