Një ngjarje skandaloze ka ndodhur me 4 komando shqiptare të cilët kishin një mission në Angli por ato kanë dezertuar duke mos u kthyer në atdhe pas shërbimit.
“Fax News” raporton se kjo ngjarje u mbajt e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes pasi dezertimi i tyre ka ndodhur ne tetor.
Dyshohet se 4 komandot shqiptare janë fshehur në Londër. Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa ka nisur hetimi për ta. Ngjarja është e rëndë dhe mund të cënojë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n.(B.H/Faxweb)