Kreu i grupit parlamentar i LSi-së Petrit Vasili ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po shkel mbi Komisionin e Venecias. Sipas Vasilit, me anë të një statusi në Facebook, ai i thekson se kryeministri po e hedh poshtë Komisionin e Venecias, por më shqetësuese për të është fakti pse heshtin ambasadorët.
Ai rikujton se Komisioni i Venecias për prokurorin e përgjithshëm thoshtë se” është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm”.
Statusi i plotë
Kryeministri shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç’hall kanë që e pranojnë?
Kryeministri qe 1 vit me pare ne cdo 5 fjale thoshte 6 here komisionin e Venecias e hedh poshte dhe e shkel gjithçka.
Komisionin e Venecias e thoshin pafundesisht edhe ambasadoret.
Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.
Sot kryeministri i droges e shkel komisionin e Venecias diten per diell qe te rrembeje prokurorin dhe te mbuloje inkriminimin.
Pse e pranojne ambasadoret,po Euraliusi? Mire kryeministri po keta te fundit ç’hall kane?
Per tua freskuar memorjen ketyre te fundit ja ç”thoshte Komisioni Venecias per prokurorin e pergjithshem:
“Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm”.
“Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm”(M.Q/Faxweb)