Qarku i Kukësit është përfshirë në një mot të furishëm më shira të fuqishëm dhe erëra të forta.
Sipas Fax News kjo situatë ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në 12 fshatra të Qarkut të Kukësit.
Në bashkinë Hs kanë mbetur pa energji eelektrike fshatrat: Kisha, Pogaj, VRANISHT, Myc, Gjinaj, Domaj.
Në bashkinë Bajram Curr kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat: Margegaj, Gjonpepaj, Brise, Palc, Peraj.
Në Bashkinë e Kukësit kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat: Topojan, Breki, Nimce, Ture, Kroibardhë.
I gjithë grupi i punës, inxhinierë dhe elektriçistë të OSSHE-së, janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë në zonat ku ka problememe energjinë, raporton Fax News.
(F.M/Faxweb)