Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë për mediat në oborrin e Kuvendit. Ai ka deklaruar se dorëheqja e sotme e Tahirit nga mandati i deputetit ishte një dëshmie forcës së krimit pasi atë që nuk e bëri dot Parlamenti disa muaj më parë, e bëri vendimi mafioz. Dorëheqja e Tahirit, siç zbulon Berisha, është vendosur në një takim të fshehtë në një spital të Tiranës, emrin e të cilit ai nuk e bën publik.
“Ikona e politikës së kanabizimit dhe kokainizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë Parlamentit ndërsa Edi Rama qëndron dhe flet aktualisht në Parlament.
Dorëzimi I mabndodtiot të tij sot është dëshmi e forcvës së krimit
Atë që nuk e bëri dot Parlamenti, e bëri Saimir Trafiku. E gjykoni ju. Në vend që një Parlamnet të kishte forcën për t’ia hequr mandatin nuk e bëri dot.
Me një takim të fshehtë tresh në një spital të Tiranës, ishte dhe Lal Plehu. Në atë takim janë premtuar kulla. “ – ka zbuluar Berisha.
Por ish-kryeministri nuk e ka mohuar se dalja e Tahirit nga Kuvendi është fitore edhe e qytetarëve shqiptarë dhe opozitës nën flamurin e dekriminalizimit.
“Por asgjë nuk ndryshohn nëse njeriou që po flet tani në Parlament, që mashtron nga mengjesi deri në darkë, që udhëton si faqë e zezë në Evropë dhe e presin si të ishte i dërguari i Kim Jong Unit dhe jo Shqipërisë, të dënohet. Bota nuk kërkon kokën e Saimir Tahirit , por dorëheqjen e Edi Ramës.” – theksoi Berisha.