Ka pasur zhvillime të vrullshme dita e sotme sa i përket akuzave mes palëve politike. Kështu ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka lënë sot mandatin e deputetit.
E megjithatë në nisje të fjalës së tij në Kuvend kryeminsitri Rama nuk e ka parë të arsyeshme që të thojë asnjë fjalë për ish-të besuarin e tij.
Ai e ka nisur fjalën me replikë me deputetin e PD-së, Edmond Spaho, teksa PD ka braktisur sallën.
“Profesori më dha mundësinë që të flas për llogaridhënien publike….”, nis fjalën Edi Rama.
Rama tha më tej se përballë ka një opozitë që prodhon vetëm budallallëqe dhe nuk ka asnjë alternativë.
(E.K/FAXWEB.AL)