Bashkia e Kuçovës ende nuk e ka kryetarin e ri, kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të zgjedhjeve të djeshme.
Në këtë Bashki ka një luftë të fortë ndërmjet kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, me kandidatin e PS-së Kreshnik Hajdari.
Ky i fundit ka kaluar Maliqin me disa vota, ndërkohë që në këtë Bashki fituesi mund të jetë dhe rrjedhojë i përçarjes së opozitës.
Nëse PD do të kishte dalë e bashkuar, në koalicion dhe me LSI-në, votat e marra do ti kalonin 50%.